Transmetuar më 22-06-2017, 10:47

Erion Veliaj bëri sot bilancin e dy viteve punë si kryetar i bashkisë më të madhe në vend, asaj të Tiranës.

Ai tha se në 800 ditë janë kryer 800 punë publike, të shpërndara në qendër dhe periferi.

“Është bërë punë fantastike në këto dy vite. Ne kemi përfunduar 800 punë publike në 800 ditët e administratës sonë në krye të bashkisë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se edhe dy vitet e tjera, që përkojnë me mbylljen e mandatit 4-vjeçar, puna në kryeqytet do të vijojë me të njëjtin intensitet.

“Nëse do të vazhdojmë edhe dy vitet e ardhshme kështu, besoj se ditët më të mira për Tiranën janë ato që do të vijnë, jo ato që kaluan”, – tha z. Veliaj. /k.k/noa.al/