Transmetuar më 22-06-2017, 10:09

Vijojnë hetimet për ekzekutimin e tropojanit me 4 plumba, në sy të gruas në Vlorë.

Bashkëshortja e tij është marrë në pyetje pas krimit dhe ajo ka dhënë vetëm disa detaje dhe përshkrim të autorëve.

Ajo thotë se i ka parë në sy autorët e ngjarjes, ndërsa ka shtuar se ata kanë trokitur në derë.

Gruaja thotë se u shokua kur në momentin që u hap dera, bashkëshorti i saj ra në tokë.

Sipas Policisë, nuk ka qenë në gjendje psikologjike të japë shpjegime të tjera dhe dyshime të mundshme të saj në lidhje me krimin.

Ndërkaq, Policia e Vlorës arriti të arrestojë në një kohë mjaft të shpejtë njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin Neritan Qejvani, nga Fieri.

Sipas burimeve nga grupi i hetimit, “Panorama” shkruan se 42-­vjeçari nuk e ka pranuar autorësinë e krimit e kësisoj as të bashkëpunojë me Policinë.

Mësohet se Qejvani është person me precedentë të mëparshëm penalë dhe ka qenë i dënuar në Greqi për lëndë narkotike.