Transmetuar më 22-06-2017, 09:55

Një tonë e gjysmë kokainë u sekuestrua në një plazh në jugperëndim të Francës, ndërsa 11 persona janë arrestuar, mes tyre shtatë grekë.

Droga u zbulua nga xhandarmëria franceze gjatë një operacioni shpëtimi të një varke me pasagjerë, të cilët ishin në rrezik.

Shtatë personat u arrestuan ndërkohë që po merrnin pakot e kokainës.

Katër persona të tjerë u arrestuan në një shtëpi 20 kilometra larg nga plazhi, ku u sekuestruan edhe 180 kg kokainë.

Autoritetet franceze kanë dorëzuar informacionin dhe fotografitë e të arrestuarve tek autoritetet greke.

Por pas një kontrolli të hollësishëm, rezultoi se të arrestuarit nuk kishin vepra të tjera të ngjashme. /noa.al/