Transmetuar më 22-06-2017, 08:18

I ashtuquajturi Shteti Islamik njoftoi sot se është hedhur në erë Xhaminë e Madhe të Al Nurit në Mosul, vendin ku lideri i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi shpalli kalifatin në vitin 2014.

Grupi i xhihadistëve tha se xhamia është shkatërruar nga një sulm ajror amerikan.

Pjesë të xhamisë, përfshirë minarenë e anuar, i kishin mbijetuar kohës për qindra vjet.

Më herët gjatë së mërkurës, komandanti i Forcave të Armatosura irakene tha për BBC, se rebelët gjendeshin 15 metra larg xhamisë, ndërsa avanconin në ofensivën e tyre për të çliruar Mosulin.

OKB thotë se ISIS mund të jetë duke shfrytëzuar më shumë se 100 mijë njerëz atje si mburojë njerëzore.

Mijëra forca të sigurisë, luftëtarë kurdë dhe milici shiite e sunite, të mbështetura nga avionët e koalicionit të udhëhequr nga Amerika, janë përfshirë në betejën kundër ISIS.

Qeveria shpalli çlirimin e plotë të Mosulit lindor në janar të 2017-s, por pjesa perëndimore e qytetit po rezulton një sfidë shumë më e vështirë. /k.k/noa.al/