Transmetuar më 21-06-2017, 22:50

Temperaturat rriten dhe ne më në fund mund të veshim rrobat verore. Por kujdes … shapkat me gisht nuk duhet në asnjë mënyrë të përdoren. “Dhe kjo jo për arsye stili, por për shëndetin tonë”, pohon Jackie Sutera, zëdhënëse e Shoqatës Amerikane të Podologjisë: myk, kallo dhe çarje thembre të shkaktojnë të ashtuquajturat “flip-flop” (sandalet me gisht). Ato mund të jenë me të vërtetë të dëmshme.

Baktere dhe myk

Këmba mund të bëhet një grumbullim bakteresh ndërsa ti vesh shapkat me gisht. Stafilokoku është me të vërtetë ai më i rrezikshmi (në rastet më të rënda, kur ka dhe plagë të hapura mund të arrihet edhe deri në prerje gjymtyre), por mirë është të bëhet kujdes edhe ndaj lythave të këmbës, është një ndër infeksionet më ngjitëse përveçse i bezdisshëm.

Të rrezikshme për flluska

Rripi i shapkave është e vetmja pikë takimi dhe duke u fërkuar me lëkurën në çdo hap do të shkaktojë irritim duke dhënë dhembje dhe ngritje flluskash, të cilat kur plasin kthehen në plagë të hapura duke u ekspozuar drejt infeksioneve të ndryshme.

Dëmtime të ndryshme nga gishti te këmba

Kur vishen shapkat me gisht, këmba është e detyruar të marrë një pozicion për të mos humbur ekuilibrin, dhe të ecësh gjithë kohës në këtë mënyrë bën që nyja e gishtit të përkulet duke shkaktuar “hammer toe”, që në rastet më të rënda mund të shërohet vetëm kirurgjikisht. Për të shmangur këtë rrezik dhe për të ecur sa më mirë, mjafton të zëvendësohen shapkat me gisht me të tjera më të rehatshme.

Dhembje nyjesh

Në mënyrë që të mbahen gjunjët dhe trupi drejt, personat me këmbë të sheshtë e kanë të nevojshme të kenë një mbështetje, por që shapkat “flip-flop” nuk ta ofrojnë, shkruan shqip. Kështu nyjat e këmbës bëjnë një punë të dyfishtë duke u ekspozuar drejt një vargu dëmtimesh, nga më të thjeshtat deri më të rëndat.

Përkeqësimi i kallove

Edhe kallot formohen si pasojë e mbajtjes për një kohë të gjatë të shapkave me gisht. Kallot krijohen si pasojë e presionit të ushtruar mbi lëkurën e këmbëve nga kockat, kur ato ngjeshen me tabanët e këpucëve.