Transmetuar më 21-06-2017, 22:42

PSG kërkon të shfrytëzojë “krisjen” mes Ronaldos dhe Realit të Madridit.

Duke ditur dëshirën e sulmuesit për t’u larguar, ata po përgatitin ofertën e tyre.

Sipas “L’equipe”, klubi francez ka gati një ofertë mjaft të mirë, që varion nga 100 në 150 milionë euro.

PSG do tentojë të bindë Realin e Madridit për ta blerë sulmuesin.

Ditët në vijim pritet që drejtuesit e klubit të jenë në Madrid për të paraqitur ofertën zyrtare për Ronaldon, me shpresën se do ta bëjnë të tyrin portugezin.