Transmetuar më 21-06-2017, 21:43

Ngritja në këmbë e fëmijës dhe hedhja e hapave të parë është një nga çastet më emocionuese për çdo nënë dhe baba.

Në videon e postuar më poshtë do të shihni një fëmijë të vogël që ende nuk mund të ecë, por që zvarritet nëpër dysheme dhe dy qentë e imitojnë.

Qentë Husky, të adoptuar nga familja bëjnë këtë veprim mjaft komikë që do ju bëjë të qeshni me të madhe.

Ndërkohë që faza të tjera të zhvillimit si mbajtja e kokës drejt, ulja ndenjur, e të tjera, nuk mbahen mend mirë prindërit arrijnë ta fiksojnë mjaft mirë kohën kur fëmija i tyre ka hedhur hapat e parë.

Struktura gjenetike, mesatarja e gjatësisë dhe peshës, lindja para kohe dhe të tjerë, janë disa nga faktorët që mund të ndikojnë në vonesën e të ecurit.

Sigurisht se edhe kontrolli i vazhdueshëm i familjes, moskrijimi i hapësirave për fëmijën apo frika e fëmijës janë disa nga shkaqet e vonesës në të ecur. /b.l/noa.al/