Transmetuar më 21-06-2017, 20:13

Pushimet verore janë shumë pranë, disa kanë planifikuar destinacionet e preferuara, ndërsa shumë të tjerë janë drejt mbylljes së rutinës së përditshme të punës.

Për nënat e reja mbetet problematike nxjerrja në ambientet e detit fëmijët, të cilët dalin për herë të parë në diell. Nuk ka asgjë të keqe të shkosh në pushime me fëmijë, të cilët janë në moshës shumë të vogël, por prindërit, duhet të kenë parasysh disa këshilla.

Në përgjithësi është mirë që fëmijët deri në moshën 2 vjeçare të mos i ekspozoni kurrë në orët e nxehta, por vetëm rreth orës 9:30 të mëngjesit dhe 17:30 të pasdrekes.

Dielli është i dëmshëm për lëkurën e një të rrituri pa diskutuar lëkurën e një foshnje, e cila është shumë delikate. Nuk mund të shkoni në plazh qoftë edhe një orë dhe të mos keni me vete një krem mbrojtës 50 SPF për foshnjën tuaj ose dhe më shumë.

Hera e parë e foshnjës në det është me të vërtetë emocionuese dhe në të vërteë nuk ka kundër ndikime edhe pse duhet të keni parasysh temperaturën e ujit sepse fëmijët sa më të vegjël aq më shumë perceptojnë të ftohtin. Për herët e para është mirë ti fusni vetëm këmbët pa e zhytur tërësisht.

Rreziku kryesor lidhet vetëm me diellin dhe rrezikun nga djegia për foshnjën dhe temperaturat e larta mund te shkaktojnë edhe dehidratim. Kështu është mirë që foshnjën ta lini gjithmonë në hije duke e freskuar herë pas here duke i dhënë për të pirë.

Nëse jeni duke e ushqyer me gji nuk është e nevojshme ti jepni ujë sepse qumështi i nënës është një hidratues natyral i mrekullueshëm dhe i pazëvendësueshëm, shkruan living. Është e mundur që gjatë ditëve shumë të nxehta edhe pse jeni munduar ta mbroni me çdo kusht lëkura e foshnjës mund të skuqet në këtë rast për të lehtësuar disi shqetësimet e tij është mirë të aplikoni një krem freskues.