Transmetuar më 21-06-2017, 19:14

Një stiliste nga Tajvani është bërë ylli i internetit, për shkak të pamjes së saj shumë të re.

Sapo e shikoni, mund të mendoni se është një studente, por në të vërtetë Lure Hsu është duke mbushur 42 vjeçe.

Stilistja Lure, nga Tajvani, është ylli më i fundit i internetit, ku ka mahnitur me mijëra njerëz për shkak të pamjes së saj shumë rinore.

Ajo thotë se sekreti i saj është pirja e një sasie të madhe uji në ditë duke e mbajtur trupin të hidratuar dhe duke ngrënë perime.

Në mëngjes konsumon një kafe dhe mundohet të shmangë pijet e gazuara me sheqer. Lure u bë e famshme nga motra e saj më e vogël Sharon, që është një aktore dhe modele.

Një ditë ajo hodhi në “Facebook” një foto të së motrës duke festuar 40-vjetorin e saj. Fansat e Sharon u habitën shumë kur zbuluan moshën e Lure.