Transmetuar më 21-06-2017, 16:25

Balerini shqiptar Kledi Kadiu ka nisur pushimet me bashkëshorten e tij 23-vjeçare Charlotte Lazzari.

Çifti ndodhet me pushime në Ibiza, dhe kanë “shfrytëzuar” këtë moment që vajzën e vogël e kanë lënë në duart të sigurta tek prindërit e tyre, për të bërë një udhëtim romantik në ishujt Balearic.

43- vjeçari shqiptar tregon se këto janë pushimet e para vetëm në çift pas lindjes së vajzës së vogël Lea e cila ka një vit e gjysmë që ka ardhur në jetë. 

“Është pushimi ynë i parë vetëm në çift. Që kur u bëmë prindër, edhe pse jemi shumë të lumtur për ardhjen në jetë të Leas, ne kemi kërkuar vetëm pak kohë për veten tonë dhe më në fund e gjetëm.

Megjithatë na ka marrë shumë malli, dhe në gusht do të bëjmë sërish të tre pushime”, premton balerini shqiptar. /b.l/noa.al/