Transmetuar më 21-06-2017, 16:20

Rrugëtimi për në Finalen Botërore të Neymar Jr’s Five në Brazil fillon këtu, ekipi “Vlora Team” do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë kampionat futbolli mbarëbotëror, që do të zhvillohet më 8 Korrik në Instituto Projeto Neymar Jr.

Rreth 500 pasionantë të futbollit, të ndarë në ekipe me pesë deri në shtatë lojtarë të moshave 16-25 vjeç, kanë qenë pjesë e këtij turneu një mujor, i cili u përmbyll me Finalen Kombëtare të zhvilluar gjatë fundjavës në sheshin e sapo inauguruar të kryeqytetit “Skënderbej”.

64 ekipe nga e gjithë Shqipëria kanë qenë pjesë etapave kualifikuese, të zhvilluara në Tiranë, Vlorë dhe Korçë gjatë muajit Maj dhe Qershor, por vetëm 16 prej tyre ia dolën mbanë të kualifikohen për në finale.

Kampionati i futbollit “Neymar Jr’s Five”, nëpërmjet konceptit të tij unik, fton lojtarë nga e gjithë bota të ndeshen mes tyre në grupe dhe sa herë njëri ekip shënon gol, ekipi kundërshtar humbet një lojtar.

Ky kampionat është frymëzuar nga “futbolli i rrugës” që futbollisti i mirënjohur i Barcelonës Neymar Jr praktikonte në fëmijërinë e tij.

Pas suksesit të edicionit të parë vitin e kaluar, ku morën pjesë rreth 47 shtete, 10,000 ekipe dhe me shumë se 65,000 lojtarë, këtë vit Finalja Botërore e Neymar Jr’s Five do të ketë përmasa edhe më të mëdha, me 53 shtete pjesëmarrëse, nga gjashtë kontinente.

Kampionët e Botës së vitit të kaluar, ekipi Brazilian “Anjos da Bola” u shpërblyen me një udhëtim VIP për në Barcelonë, ku ata qëndruan me Neymar Jr në ambientet stërvitore të FC Barcelona.

"Të takoja fituesit ishte një ndjesi fantastike!" është shprehur Neymar Jr. "Tani mezi pres të shoh kush do t’ia dalë mbanë të fitojë titullin “Kampion Bote” këtë vit, në Finalen që do të zhvillohet në Institutin tim në Brazil”.

S’na mbetet gjë tjetër, veçse t’i urojmë shumë suksese kampionëve nga Shqipëria dhe të presim se cilat do të jenë surprizat e radhës për Kampionët e Botës, pas përfundimit të turneut botëror Neymar Jr’s Five! 

Ekipet që u ndeshën në Finalen Kombëtare të Neymar Jr’s Five Albania 2017:

Tirana:

NewTeam FC

FC Kamza

Furious Five

Kombinati

Ultras Guerrils

Eagles

Tomorrica FC

Drunk Team

The Jocker

Footpro

Vllaznia

Tigrat

Vlora:

Vlora Team

Avlonia 

Korça:

Teuta

FC Stars

Kalendari i turneut, etapat kualifikuese të zhvilluara:  Tiranë: • Fushat tek Parku i Liqenit – 26 Maj

• Kalceto Aquadrom – 29 Maj

• Kalceto Ali Demi – 1 Qershor • Kompleksi Sportiv “Loku” – 5 Qershor Vlorë: • Luna Park “Aulona” – 6 Qershor Korçë: • Kalçeto Koli, pranë Saint Tropez – 8 Qershor