Transmetuar më 21-06-2017, 15:09

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sqaruar sot se pse partia që drejton paditi kryeministrin Edi Rama në Prokurori pas thirrjes së tij për përfshirjen e policisë në fushatë.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili ka sqaruar se padia në adresë të kryeministrit Rama është bërë sipas tij sepse nuk ka dy drejtësi.

Postimi i Vasilit 

Më kanë pyetur se pse shkuam në padi ndaj kryeministrit për thirrjen e punonjësve të Policisë së Shtetit për pjesëmarrje në fushatë elektorale edhe pasi ai kërkoi ndjesë publike.

Ja pse: Sepse nuk ka dy drejtësi.

Një drejtësi për kryeministrin që e kalon me një “më fal” dhe një drejtësi tjetër për specialistin e thjeshtë të një ndërmarrjeje publike, i cili mund të jetë pushuar menjëherë nga puna për një foto të gjetur diku nga task-forca me të cilën po bashkëjetojmë në kushte të panatyrshme. /b.l/noa.al/