Transmetuar më 21-06-2017, 14:46

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka caktuar datën 22 tetor 2017 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Caktimi i datës u bë në mbështetje të nenit 4 të Ligjit Nr.03/L-072 për Zgjedhjet Lokale, nenit 6 të Ligjit Nr.03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Kjo datë vjen, pas konsultimit me partitë politike, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet për organet vetëqeverisëse lokale të mbahen më 22 tetor 2017.

Presidenti ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me vendimin e tij dhe legjislacionin në fuqi.