Transmetuar më 21-06-2017, 12:22

Gjithçka ndodhi në prani të prindërve të një fëmije. I vogli ishte duke drekuar me familjen në një restorant në Afrikë, kur papritur u ngrit nga tavolina.

Më pas, në video do të shikoni një burrë i cili hyn në restorant dhe si pa të keq e merr fëmijën për ta rrëmbyer. Pas marrjes së djalit, burri i paidentifikuar përpiqet që ta mbrojë atë në mënyrë që famijla të mos e shihte.

Fatmirësisht babai i tij e ka vënë re rrëmbyesin teksa largohej nga dera dhe ka arritur që ta shpëtojë.

Video është publikur nga nëna djalit për të dhënë një mesazh të fortë që gjithmonë duhet të jeni shumë vigjilentë me fëmijët. /k.k/noa.al/