Transmetuar më 21-06-2017, 12:07

Nga të dhënat e publikuara nga nga Instituti Kombëtar i Statistikave, rezulton se mbi 36 mijë emigrantë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë italiane përgjatë vitit 2016.

Në krahasim me të njëjtin raport të vitit 2015, këtë herë vihet re një rritje me 8% të numrit të emigrantëve shqiptarë që gjatë 2016 kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Bilanci demografik kombëtar i INSTAT për vitin 2016 informon se deri më 31 dhjetor të 2016 në Itali janë rezidentë 448.407 emigrantë shqiptarë e numri i tyre për shkak dhe të marrjes së nënshtetësëisë italiane është redukkuar me -4.1 % në krahasim me një vit më parë.

Në Itali jetojnë mbi 5 milionë shtetas të huaj nga 200 kombësi të ndryshme. Komuniteti shqiptar renditet i dyti për nga numri duke përbërë rreth 8,9% të numrit të përgjithshëm të tyre. Komuniteti me nënshtetësi rumune renditet në vendin e parë me rreth 23 % të shtetasve të huaj rezidentë në Itali.