Transmetuar më 21-06-2017, 11:01

Një rast mjaft i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Kamëz, ku sipas një qytetareje që raporton për JOQ, një person humbi jetën vetëm sepse ambulanca nuk erdhi në kohë.

Ajo shkruan se personi kishte probleme me tensionin dhe kjo i kishte shkaktuar komplikacione shëndetësore, ndaj menjëherë ambulanca është njoftuar, por duket se nuk ka pasur ndërmend të vijë.

"Ka ardhur pas një ore, atëherë kur gjithçka kishte mbaruar”, shkruan qytetarja.

Di vetëm që erdhi gjallë, doktorët e shikonin dhe nuk e nxirrnin nga makina. Ka një orë, askush nuk e shihte me sy”, shton ajo.