Transmetuar më 21-06-2017, 11:00

Mish, vezë dhe “mendimet e papastra” janë të ndaluara kategorikisht gjatë periudhës së shtatzënisë.

Është kjo ajo që thuhet në një “manual” të qeverisë indiane, drejtuar femrave që janë shtatzëna.

Këshilla me bazë fetare që kanë indinjuar komunitetin mjekësor, duke pasur parasysh situatën e kequshqyerjes së femrave shtatzëna.

Kjo pasi ende në një pjesë të madhe të vendit në familjet tradicionale patriarkale, femrat pavarësisht se janë shtatzëna, janë të fundit që ushqehen dhe marrin ndihmën mjekësore.

Siç shkruan “The Guardian”, ky manual është kritikuar jo pak, duke u parë me skepticizëm jo vetëm nga femrat shtatzënë por edhe nga pjesa më e madhe e komunitetit. /a.y/noa.al