Transmetuar më 21-06-2017, 10:14

Ajo është fotografe dhe është e fiksuar pas detajeve. Bëhet fjalë për Antoine Repesse, e cila vendosi të mos i hedhë mbeturinat për katër vjet.

Gjatë kësaj kohe, fotografja ka grumbulluar 70 metra kub mbeturina, 1 mijë e 600 shishe qumështi, 4 mijë e 800 rrotulla për ËC dhe 800 kg gazeta, të cilat ajo i ndau për një ndikim vizual.

“Zgjedhja e klasifikimit të mbeturinave jep një efekt grafik. U përpoqa të prodhoja një pamje të përsosur që ngjall diçka shqetësues”, ka thënë ajo.

Me këto foto, Antoine trajton pengesën kryesore për nisjen e ndryshimeve të mëdha në menaxhimin e mbeturinave ose ngrohjen globale – është e padukshme që këto probleme janë në jetën tonë të përditshme.

Ajo tha se ndikimi i një fotografie mund të jetë i fuqishëm se një ton fjalë. /k.k/noa.al/