Transmetuar më 21-06-2017, 10:11

Një fotografi e ëmbël ku shihet princi William i Anglisë me të birin George, ka ngjallur polemika të shumta.

Fotografia e publikuar në profilin zyrtar të Kensington Palace në Twitter, ka indinjuar shumë njerëz. Arsyeja? Në Britaninë e Madhe festohej festa e babait dhe djali i Lady Dianës vendosi ta festojë me një fotografi.

“U uroj gjithë baballarëve një ditë të lumtur”, shkruante princi William.

Por ky urim i tij u pasua me komente të shumta, “Ku është Charlotte?”, duke e pyetur për të bijën.

Gjithë polemikat u krijuan për shkak të zgjedhjes për të përdorur një fotografi ku shihej vetëm i vogli George, duke përjashtuar të voglën e shtëpisë.

Në krahë të fotografisë së shënjestruar është vendosur edhe një foto e princit Williams me të atin Charles. /a.y/noa.al