Transmetuar më 21-06-2017, 09:21

Goditet një grup hajdutësh që kryenin vjedhje me dhunë në Shkodër, duke bërë që një person të vihet në pranga dhe tre të tjerë të shpallen në kërkim.

Në kuadër të operacionit të koduar “Missing gift”, gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i Klodian Sinaj, 28 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e O. M., 28 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër .

Nga hetimet e kryera janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore shtatë vjedhje me dhunë, ku Sinaj në bashkëpunim me shtetasin O. M,, dyshohen si autorë të tyre.

Rastet për të cilat akuzohen:

-Më datë 07.02.2017, në vendin e quajtur Rruga “Qyteza e Gajtanit” i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases P. A.

– Më datë 10.02.2017, në vendin e quajtur mapo “Parrucë”, i kanë vjedhur një telefon, një Tablet , dhe një vlerë monetare shtetases K. B.

– Më datë 25.03.2017 , në vendin e quajtur Lagjja “Vasil Shanto” tek një dyqan i këmbimit valutor, i kanë vjedhur një telefon shtetasit M. Q.

– Më datë 15.04.2017, në vendin e quajtur Rruga “Fahri Ramadani” Shkodër i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases M. Z.

– Më datë 30.04.2017 , në vendin e quajtur Rruga “Kongresi Përmetit” i kanë vjedhur një çantë në pronësi të shtetases E. D.

– Më datë 13.05.2017, në vendin e quajtur Rruga “Mbreti Gent” i kanë vjedhur një telefon shtetases S. I.

-Më datë 12.06.2017, në vendin e quajtur Rruga “Jezuitve” i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetases M. K.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe që punohet për kapjen e tyre në lidhje me këto ngjarje janë edhe T. T., 61 vjeç dhe K.T., 34 vjeç, banues në Shkodër

Ata dyshohet se në dyqanin e tyre i pranonin dhe i blinin sendet e vjedhura nga dy autorët e ngjarjes.

Sinaj dhe O.M., akuzohen për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Vjedhje” në bashkëpunim, ndërsa T. T., dhe K. T., për “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. /a.y/noa.al