Transmetuar më 21-06-2017, 07:29

Kryeministri Edi Rama flet lidhur me takimet mes tij dhe paraardhësit Fatos Nano. Në emisionin “Tonight” të Ilva Tares, Rama tha se bisedat me të janë shumë interesante dhe se ata bisedojnë prej kohësh dhe se sa më shumë qëndron Kryeministër, aq më shumë e kupton atë.

“Me Fatos Nanon ne bisedojmë prej kohësh. Sa më shumë unë qëndroj në këtë detyrë aq më shumë e kuptoj Fatos Nanon. Nuk po bëj autokritikë, por po them se kur nuk je Kryeministër, shumë gjëra të duket sikur i kupton dhe nuk i kupton. Bisedat me Fatosin janë shumë interesante. Është si puna e kapitenit të anijes, që preferon të rrijë në breg dhe të shikojë të tjerët që merren me anijen. Për mua është një bisedë me shumë vlera. Ai ka qenë timonier për një kohë shumë të gjatë”, u shpreh Rama.