Transmetuar më 20-06-2017, 20:34

Lideri i opozitës Lulzim Basha, në mitngun përmbyllës në Vlorë, deklaroi se prioriteti kryesor i tij dhe i qeverisë së tij pas 25 qershorit do të jetë rritja e ekonomisë dhe ulja e taksave. Ai tha se në këto 4 vjet Vlora dhe vlonjatët i kanë provuar më mirë nga të gjithë mashtrimet e Edi Ramës i cili sipas tij nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra.

“Taksat e larta, çmimet e larta, arroganca, harresa totale për rininë vlonjate, u bënë 3 sezone turistike që Vlora nxin dhe nuk u zbardh sepse nuk e ndërtove lungomaren.

Janë vite dështimi të paralajmëruara për premtime të pambajtura, për prioritete të gabuara. Pas 4 vitesh braktisjeje, arrogance dhe përbuzjeje dhe prioritetesh të gabuara që kurrë nuk prodhuan një lek, vjen sërish me të njëjtat premtime. Ramës i kanë mbetur mashtrimet e fundit, para se Vlora e bashkuar ti prijë fitoren Republikës së re”, u shpreh Basha.

Më tej ai theksoi se “Republika e re” do të ulë çmimin e energjisë, do të heqë taksën Rama, do të ulë taksën për biznesin. “Përmes eliminimit të tvsh-së për gjithë paketat turistik ne do ti japim vlonjatëve mundësinë që të tërheqin sa më shumë turistë dhe paratë të jenë për xhepat e tyre dhe jo për pushtetarët e pangopur. Ne nuk jemi këtu për timonin e Lulzim Bashës, sepse timoni i përket gjithsecilit prej jush, asnjë shofer tjetër nuk e di më mirë se shqiptarët rrugën. Me Lulzim bashën kryeministër prioritet do të jetë motori i ekonomisë’, tha Basha. /noa.al/