Transmetuar më 20-06-2017, 20:24

Një burrë nga Algjeria ka nxjerrë djalin e tij të vogël në dritaren e apartamentin që të merrte 1000 pëlqime në Facebook.

Ai publikoi një video në rrjetin social, ku e mbante fëmijën nga bluzja në katin e 15-të dhe kishte shkruajtur: “1000 like ose do e hedh.”

Nëse ai do e lëshonte, kishte mundësi që fëmija të binte nga lartësia prej 45 metrash në tokë.

Thuhet se vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa policia e arrestoi babain e tij duke  e dënuar me dy vite burg.

Përdoruesit e shumtë në Facebook të cilët kanë qenë dëshmitarë të kësaj skene kërkuan që babai, që besohet të jetë nga qyteti i Bab Ezzouar, të gjykohet për akuzën e abuzimit me fëmijët.

Prokurorët ranë dakord dhe e çuan babain në gjykatë ku ai dëshmoi se e kishte kryer atë veprim të tmerrshëm për të fituar një numër të madh pëlqimesh dhe komentesh në rrjetin e tij social. /b.l/noa.al/