Transmetuar më 20-06-2017, 19:25

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rey Manaj, duket se nuk është më në planet e skuadrës së Interit.

Sulmuesi lushnjar pritet të vazhdojë karrierën e tij larg “Serisë A” dhe kampionatit italianë pasi për të kanë shfaqur ofertë skuadra nga Gjermania dhe Portugalia.

Vitoria Guimaraes dhe Augsburg kërkojnë të huazojnë sulmuesin që së fundmi u aktivizua te Pisa.

Ditët në vazhdim do të përcaktojnë se ku do të huazohet sulmuesi i cili nuk po kalon një formë të mirë./a.k/noa.al/