Transmetuar më 20-06-2017, 19:20

Ish kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëkohësisht presidenti i zgjedhur i Republikës Ilir Meta ka qenë mjaft i ashpër me akuzat kundër kryeministri Rama përpara qytetarëve të Kavajës ku është ndalur në një miting elektoral.

Në fjalën e tij Meta tha se ka ardhur koha për një drejtim të ri dhe në 25 qershor do të fillojë vettingu i cili në radhë të parë do të zbatohet për Ramn i cili sipas tij mbushi vendin me drogë.

“Në 25 qershor Kavaja do të fillojë vettingun ndaj atyre që ja nxinë faqen Kavajës. Ndaj atyre që u mësuan ti dhunojnë dhe ti shtypin qytetarët e Kavajës. Vettingu nuk do të jetë këtu por për kryefaqeziun që flet për vettingun dhe drejtësi, për atë që e mbuloi Shqipërinë me drogë, për atë që ka frikë nga zgjedhjet e lira, për atë që s’ka lidhje as me të majtën dhe as me të djathtë, por vetëm me tepsinë, për atë që nuk la trafikant pa vënë në krye dhe bën moral për drejtësi.

Për atë që i bën thirrje për policinë e shtetit, që se bëri as Ramiz Alia, që të heqin kapelen pas orës 4 dhe të mbledhin vota për rilindjen. Ata që nuk mbajtën premtimet do të kalojnë në opozitë’, deklaroi Meta. Ndërkohë që prezantoi dhe kandidatin e LSI-së për kryetar bashkie në qytetin e Kavajës, Maksim Konën.