Transmetuar më 20-06-2017, 18:58

Çiftet e këtij edicioni “Love Edition” të Big Brother janë në ditët e fundit të izolimit dhe kanë filluar të mendojnë për jetën që i pret jashtë shtëpisë dhe si mund t’u ndryshojë jeta në çift.

Disa situata të parashikuara dhe të tjera më pak i kanë vënë në mendime një pjesë të banorëve, të cilët kanë filluar edhe t’i diskutojnë “pengjet.”

Megjithatë loja në çift, nuk kishte parashikuar ndoshta një marrëdhënie që mund të shkonte deri në martesë si ajo e Danjelit dhe Fotinisë, ndaj edhe çiftet e tjera në garë e kanë marrë si shembull krahasues veprimin, ndoshta të shpejtuar të Danjelit dhe Fotinisë.

Sot, ndërsa kanë qenë duke biseduar për martesën e Danjelit dhe Fotinisë, Lupçe këmbëngul se martesa e tyre ka qenë false, pasi sipas tij nuk mund të biesh në dashuri në 3 muaj.

Por kjo bindje e Lupҫes prek Fiorentinën që ka vetëm pak më shumë që njihet me Olsin. Ajo i thotë Lupçes se me këtë, i bie që ai të mos besojë edhe tek ndjenjat mes saj dhe Olsit.

Ai e sqaron atë se nuk e kishe në atë kuptim duke shtuar se beson që Fiorentina e do Olsin, madje beson edhe se mes Danjelit e Fotinisë ka ndjenja, por jo aq sa për t’u martuar: “Nëse Olsi do të të propozonte, do ta pranoje ti?”- e pyet Lupçe Fiorentinën dhe përgjigjja e saj është “Sigurisht që jo”.

Por vetëm pas pak, Fiorentina shton se nga entuziazmi, për momentin mund të kishte pranuar, por do të ishte penduar pas tri ditësh. /b.l/noa.al/