Transmetuar më 20-06-2017, 18:44

Kreu i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha, është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Fierit ku është takuar me banorë të këtij vendi të cilëve u ka premtuar për një ekonomi më të fortë me programin e tij duke votuar në 25 qershor numrin 6 dhe sipas tij duke i dhënë fund oligarkëve.  

“Faleminderit për pritjen e jashtëzakonshme. Herën e fundit u takuam ishim pak më vonë, por sot në dritë le t’i shohë gjithë Shqipëria se si janë bashkuar fierakët për republikën e re e cila do të çeli jetë të re duke i dhënë fund oligarkëve, do t’i japë jetë ekonomisë së varfër të Fierit, Patosit, Roskovecit e gjithë Shqipërisë", tha z.Basha dhe shtoi:

"Nuk ka forcë më të madhe në botë se lufta e njerëzve të drejtë për kauzën e drejtë. Kjo është forca e lëvizjes sonë kjo është vula e fitores sonë. Kjo do të jetë fitorja e çdo qytetari të ndershëm, punëtor, jo e një grushti njerëzish”, deklaroi Basha.

Më tej kreu i opozitës shtoi se: “Katër vjet kanë kaluar që kur Edi Rama premtoi këtu në Fier 300 mijë vende pune, 4 vite kaluan miliarda euro u harxhuan por Fieri nuk pa asnjë vend të ri pune, taksat që u rritën, biznese që u mbyllën, emigracioni, si dhe të rinjtë që mbetën jashtë universiteteve".

Sipas z.Basha, kjo ndodhi sepse Edi Rama jo vetëm nuk i mbajti premtimet, por ai nuk pati asnjëherë qëllim t’i mbante premtimet, ato ishin karremi i tij për të marrë pushtetin.

"Katër vitet e tij ishin shkatërrimi i Shqipërisë”, – tha z.Basha. /b.l/noa.al/