Transmetuar më 20-06-2017, 18:29

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, është i bindur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit. Për këtë, ai mbështetet në votat e të rinjve.

Në një takim elektoral në Shijak, Meta ka pohuar se me rininë ka për ta mundur Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike të cilat i ka quajtur parti gënjeshtare.

“Kudo listat tona shkëlqejnë nga të rinj dhe nga të reja. Ndërsa, në Tiranë i kam të gjithë të rinj. Edhe do t’i mund ato dy partitë e vjetra gënjeshtare vetëm me të rinj”, është shprehur Ilir Meta.

Ai, po ashtu, ka ftuar të gjithë që më 25 qershor të dalin dhe të votojnë për Lëvizjen Socialiste për Integrim e cila sipas tij është një shans për të gjithë rininë dhe shqiptarët. /b.l/noa.al/