Transmetuar më 20-06-2017, 18:15

Pavarësisht ilaçeve të ndryshme të përdorura, prapë vështirë të gjendet shpëtim për mushkonjat. Por, a e keni vënë re se disa persona nuk sulmohen asnjëherë prej tyre?

Joseph M. Conlon, këshilltar teknik i Shoqatës Amerikane së Kontrollit të Mushkonjave, shpjegoi se: “Nuk ka dyshim se disa individë janë më tërheqës për mushkonjat, falë kimikateve të fshehta dhe në veçanti falë florës së lëkurës së tyre”. Sipas ekspertëve, 5 janë arsyet e mundshme pse ju sulmojnë mushkonjat:

1- Keni djersitur

Acidi laktik, i cili nxirret përmes të djersiturës, është me të vërtet tërheqës për mushkonjat. Gjithashtu, nëse ju jeni lodhur dhe keni djersirë, edhe temperatura e lartë e trupit tërheq mushkonjat.

2- Keni grupin e gjakut 0

Ashtu siç ju keni një shije të preferuar, edhe mushkonjat kanë këtë lloj grupi gjaku.

3- Keni pirë birrë

Pijet alkoolike dhe në veçanti birra janë tepër tërheqëse për mushkonjat që të vinë drejt jush. Në këtë përfundim ka arritur një eksperiment i bërë në Japoni por shkaqet e kësaj dukurie mbeten të paqarta.