Transmetuar më 20-06-2017, 17:03

Mistral Air, kompania ajrore Italiane e cila operon prej vitit 1981 dhe është anëtare e IATA nga janari 2016, në kuadër të projektit të saj për zhvillimin e destinacioneve te reja, për të ofruar fluturime me distanca të shkurtra brenda Italisë dhe fluturime me distanca të gjata, është e lumtur t’i prezantojë tregut dhe klientëve të saj, bashkëpunimin e ri me kompaninë ajrore Blue Panorama Airlines.

Blue Panorama Airlines, themeluar më 1998 dhe anëtare e IATA nga viti 2002, operon fluturime me distanca të gjatë edhe nën markën low cost Blue Express fluturime me të shkurtra dhe të mesme, ka pritur me entuziazëm mundësinë e bashkëpunimit me Mistral Air, duke e ndarë së bashku interesin për të ofruar për tregun italian fluturime në tregun e brendshëm që në ditët e sotme në Itali nuk shërbehet në mënyrë të përshtatshme.

Ky partneritet i ri parashikon që nga 1 korrik 2017, aktivizimin e marrëveshjeve për fluturimet e përbashkëta, të cilat do të mbulojnë tregun e brendshëm (Italinë), operuar nga Mistral Air me një flotë moderne përbërë nga avionë ATR-72, të cilët do të lidhin aeroportet më të rëndësishme rajonale të gadishullit si Firence, Parma, Pescara, Bari drejtuar për në Sardenja (Olbia dhe Cagliari), Palermo, Katania, ishujt Lampedusa dhe Pantelleria) si dhe fluturime me fqinjët, jugun e Francës si Nice dhe Marseille.  Por jo vetëm kaq, interes për tregun Shqiptar është se duke filluar nga 1 korriku 2017, ky partneritet i ri do të përfshijë gjithashtu edhe disa fluturime drejt Shqipërisë (Tiranë).

Mistral Air, falë marrëveshjes së nënshkruar me Blue Panorama, që operon në tregun shqiptar prej gati 4 vjetësh e kthyer tashmë në një urë lidhëse me fluturimet e saj drejt 16 destinacioneve italiane, ndër të cilat ka dhe destinacione të mëdha e të rëndësishme në Italinë veriore si Milano Malpensa, Bergamo, Torino, Verona, Venecia, Bolonja dhe Genoa, do të jetë e pranishme e do të fluturojë në destinacionet për / nga Tirana, duke ofruar Ankona me 5 frekuenca në javë, fluturime të përditshme drejt Bari, frekuence një herë në javë drejt Perugia, dhe drejt destinacionit më të ri Pescara, 4 lidhje të drejtpërdrejta në javë.

Siç shikoni fotot, CEO i Mistral Air, z. Rosario Fava dhe CEO i Blue Panorama Airlines, z. Giancarlo Zeni, në konferencën e dhënë sot në prani të shumë agjencive të udhëtimit, përfaqësues të Aviacionit Civil Shqiptar, Aeroportit të Tiranës, Ambasadës Italiane etj., u shprehën se ky bashkëpunim është një mundësi e mirë për të sjellë pranë tregut shqiptar lidhje me destinacione të reja italiane, por jo vetëm kaq, tarifa ekonomike dhe fluturime të sigurta e komode.

Biletat mund t’i gjeni në www.mistralair.it, nëpërmjet call center +35545800662; www.blue-panorama.com, ose nëpërmjet agjencive të udhëtimit dhe sistemit GSA. /noa.al/