Transmetuar më 20-06-2017, 16:39

Me sa duket aktorja e humorit, Rudina Dembacaj po e shijon shumë faktin e të qenit nënë.

Pas një sezoni të shkurtër me një format të ri, “Mos i fol shoferit”, i cili është pritur mjaft mirë, Rudina ka marrë pak kohë për veten dhe familjen e saj.

Tani që vajza e saj Viktoria është rritur, Rudina dhe partneri i saj janë nisur drejt Antalya-s për të kaluar disa ditë nën rrezet e diellit të Turqisë së bashku me të voglën e tyre.

Viki është akoma e vogël, por mami është kujdesur që edhe ajo të duket si fashionista në buzë të pishinës. Edhe i ati, po ashtu,  bën përpjekje që ta mësojë të voglën me ujin. /b.l/noa.al/