Transmetuar më 20-06-2017, 14:49

Çifti i njohur i Big Brother, Xheni dhe Benardi mbrëmjen e djeshme kanë zgjedhur të darkojnë jashtë e të prisnin orën 00:00 që përkonte dhe me ditëlindjen e Benardit.

 “Me zemrën time. E mora dhe urimin e parë për ditëlindje”, shkruan ish-banori në një foto ku shfaqet bashkë me të dashurën e tij.

Por duket se gjërat nuk shkuan dhe aq mirë sa duken. Menjëherë pasi kanë lënë restorantin në të cilin darkuan, Benardi është përballur me një situatë të pakëndshme. Dikush i kishte gërvishtur makinën. Ai ka postuar një video në Instagram për ta treguar këtë.

“Gjatë kohës që po shijoja picën bashkë me Xhenin, “Më bën dhuratën më të bukur që më kishin bërë ndonjëherë. Shpresoj të mos e kenë kapur kamerat”, ka shkruar Benardi. /b.l/noa.al/