Transmetuar më 20-06-2017, 14:14

Tashmë kanë kaluar 6 muaj që nga lindja e  Abigail Isabel. Pas fotos së parë dhe pak të tjerave shumë të kursyera, Aurela Gaçe nuk postoi më foto me vajzën e vogël.

Në të vërtetë, edhe fytyrën e Grace e ka publikuar shumë vonë dhe ishim pak a shumë të përgatitur, por dje këngëtarja u ka bërë një përshëndetje shumë të ëmbël të gjithë ndjekësve me foton e postuar.

Aty mund të shohim, edhe pse me kurriz, Abigail Isabel. Po e mban xhaxhai i saj, dj John Van Ryde, i cili po i gëzohet pamjes që ka përpara, që ne na mbetet vetëm ta imagjinojmë.

Megjithatë nuk e kemi të vështirë. Jemi të bindur që duhet të jetë pamje shumë e ëmbël. Ndërkaq komentuesit kanë qenë të mbushur plot dashuri.