Transmetuar më 20-06-2017, 13:49

Përfundon faza e fundit e provimeve të maturantëve. Zv. ministrja e Arsimit, Nora Malaj tha sot se 2.8 përqind e gjimnazistëve rezultuan ngelës, ndërsa 5130 prej tyre kanë marrë notën 10 absolute.

Ajo deklaroi se 90 maturantë janë kapur me shkelje gjatë provimit, për të cilët janë marrë masat ndëshkimore.  

“Në mbyllje të procesit, 2.8 përqind e maturantëve nuk i kaluan provimet, ndërsa 5130 prej tyre u verësuan me notën 10 absolut. 90 maturantë janë kapur me telefona, një u kap me kopje, ndërkohë që janë marrë masa edhe për administratorët që kanë lejuar kopjet”, u shpreh Malaj.

Maturantët e pakënaqur, tha Malaj kanë të drejtë të kërkojnë kopjen e provimit. /k.k/noa.al/