Transmetuar më 20-06-2017, 13:35

Prej kohësh është përfolur për një krizë të mundshme në çift, mes këngëtares Nora Istrefi dhe bashkëshortit të saj Robert Berisha.

Por ditën e sotme Nora ka hedhur poshtë çdo zë duke publikuar një fotografi me të shoqin në Instagram, ku duken të dashuruar dhe të buzëqeshur.

Nora dhe Roberti janë prindër të së voglës Rene dhe martesa e tyre duket se po ecën në rrugën e mbarë. /a.y/noa.al