Transmetuar më 19-06-2017, 23:42

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në kryeqytetin kosovar të Prishtinës.

Një grua është goditur nga një automjet në afërsi të një stacioni autobusësh.

Dëshmitarët kanë thënë për Koha.net se e aksidentuara është në gjendje të rëndë dhe se është dërguar në QKUK-së.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e nevojshme të aksidentit./a.k/noa.al/