Transmetuar më 19-06-2017, 21:52

Laura Sulejmanovic, një 22- vjeçare e arrestuar nga policia italiane në Torino, e akuzuar për aksident me pasojë vdekjen, u arratis pasi përplasi për vdekje një person, teksa drejtonte një rulot.

Ajo u arratis nga paraburgimi i Torinos, ku qëndrojnë nënat me fëmijë, ndërsa braktisi në qeli vajzën e saj disa muajsh.

“Nëse nuk e gjejnë më parë, do shkojmë ne ta gjejmë”, thanë prindërit e Oreste Giagnotto, personit që u aksidentuar për vdekje nga gruaja këtë fundjavë.

Arratia e saj u bë gjatë orëve të para ditës së sotme, në rrethana të paqarta, ndërkohë që policia vijon punën për kapjen e saj. /a.y/noa.al