Transmetuar më 19-06-2017, 20:44

Një tjetër rast përdhunimi në grup në Indi, ku një vajzë 16 vjeçe u përdhunua nga gjashtë të rinj, të cilët më pas e hodhën nga një tren në ecje e sipër në Bihtar, shtet lindor i Indisë.

Adoleshentja u rrëmbye këtë të premte nga shtëpia e saj në distriktin e Lakhisarai, për t’u tërhequr më tej në një zonë të izoluar, ku ndodhi dhe përdhunimi, siç deklaroi shefi i policisë Ashok Kumar.

Menjëherë më pas vajza u ngjit me forcë në një tren, ku u gjet në orët e para të së shtunës në binarë, e plagosur dhe pa ndjenja.

“Vajza ndodhet në spital, me dëmtime të rënda. Kemi arrestuar një nga të dyshuarit, ndërkohë që presim analizat për të konfirmuar përdhunimin”, tha kreu i policisë së Bihar, Nitish Kumur, duke paralajmëruar masa të ashpra kundër fajtorëve. /a.y/noa.al