Transmetuar më 19-06-2017, 17:42

Këngëtarja Enca Haxhiaj ndonëse në moshë fare të re, është një ndër më të suksesshmet e momentit. Por para nisjes së koncerteve të ngjeshura, ajo i ka lejuar vetes disa ditë pushimesh, prej të cilave publikon herë pas herë fotografi.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto ku shihet buzë detit me bikini ngjytë vishnje, ku trupi i saj nuk është si në ato fotot që publikon vazhdimisht, por më i lëshuar dhe i mbushur.

Enca duket se e ka lëshuar disi veten, ku ndryshe nga ato pozat ku tenton të duket më elegante, kësaj radhe dëshira për të treguar anën sensuale të saj, ka bërë që të publikojë foton, e cila duhet thënë se e tregon goxha të mbushur. /a.y/noa.al