Transmetuar më 19-06-2017, 14:29

79 persona janë konfirmuar të vdekur dhe të humbur pas zjarrit të rënë në kullën Grenfell në Londër, e cilësuar si “Kulla e Ferrit” nga mediat vendase. Sa i përket të plagosurve 18 janë ende në spital nga të cilët 9 në gjendje kritike për jetën.

Të dhënat u konfirmuan nga policia mëngjesin e së sotëm. Shefi i policisë Stuart Cundy i cili shtoi: “Shumë prej familjeve kanë humbur të afërmit, dhe zemra jonë është me ta në këto momente”.

Prioritet i policisë në këto momente është të gjejë dhe identifikojë trupat e djegur brenda godinës sa më shpejt. Por ky pritet të jetë një proces që do të zgjasë disa javë pasi janë më shumë se 24 kate në të cilat duhet ndërhyrë me kujdes për shkak të djegieve të shumta dhe rrezikut për shembje brenda apartamenteve.

Trupat e zjarrfikësve kanë mbajtur një minutë heshjtje në nderim të viktimave, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë mundur t’i përmbajnë dot lotët. /noa.al/