Transmetuar më 19-06-2017, 14:10

Nja nga matadorët më të famshëm dhe fitues, Iván Fandiño Barros, ka vdekur gjatë dyluftimit me një dem (korrida) në Aire-sur-Adour, në juglindje të Francës. “Nxitoni, po vdes” ka qenë thirrja e tij që ka tmerruar publikun.

Ka qenë fatale goditja në mushkërinë e djathtë dhe pavarësisht se ju dha menjëherë ndihma e shpejtë, 36-vjeçari Fandino ka mbërritur i vdekur në spital. Një nga dëshmitarët tha se në fillim askush nga spektatorët nuk po e kuptonte se Fandiño ishte në telashe.

“Ivan u kap në befasi dhe e pësoi. Njerëzit mendonin se gjithçka ishte nën kontroll. Pastaj ne e kuptuam se Ivan ishte shumë keq, dhe ai u largua që aty nga matadorët e tjerë”, u shpreh ai.