Transmetuar më 19-06-2017, 13:44

Në vendet demokratike, të protestosh nuk është aspak e çuditshme, por mënyra e të protestuarit ndonjëherë është vërtetë e çuditshme. Kështu ka ndodhur në disa rrugë të Meksikës ku disa persona kanë protestuar të zhveshur lakuriq duke pedaluar biçikletën.

Protesta e tyre erdhi në shenjë revolte ndaj shoferëve agresivë dhe emetimeve të gazrave nga makinat.

Disa prej tyre kishin lyer trupin me bojë për të dhënë mesazhe pro-çiklistëve, ndërsa disa të tjerë kanë vendosur që të ruajë modestinë e tyre.

ËNBR është një ngjarje vjetore që orgazniohet në më shumë se 70 qytetete anembanë  botës dhe inkurajohet shfaqja nudo si shenjë proteste. /k.k/noa.al/