Transmetuar më 19-06-2017, 13:40

Sipas studimit, i cili është publikuar në gazetën Appetite, konsumimi i çokollatës ishte i lidhur me një performancë më të mirë të funksionit njohës në tru.

Hulumtuesit panë të dhënat e mbledhura gjatë një studimi të mëhershëm i cili ishte mbajtur në Nju Jork, duke matur kështu marrjen e çokollatës dhe rrezikun nga faktorët e sëmundjeve kardiovaskulare.

Pjesëmarrësit iu nënshtruan një seri testeve për të matur funksionin e tyre njohës. Studiuesit gjetën se konsumimi i çokollatës ishte i lidhur me një performancë më të mirë në teste.

Hulumtuesit sugjerojnë se konsumimi i rregullt i çokollatës ndihmon në mbrojtjen kundër rënies së funksionit njohës në tru, që është i lidhur me moshën.

Më herët edhe Liz Moskow, eksperte e përgjithshme e trendeve të ushqimit, ka thënë për Food Business News se trendi i ri i ushqimit do të jetë ngrënia e ëmbëlsirave të çokollatës për mëngjes.

Liz shpjegon se studimet e fundit tregojnë për përfitimet shëndetësore të çokollatës pasi ajo përmirëson përqendrimin, kujtesën dhe për këtë shumë njerëz duhet ta kenë në konsideratë ngrënien e çokollatës. /b.l/noa.al/