Transmetuar më 19-06-2017, 13:26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë kanë rrëzuar një avion sirian duke i hapur rrugë përshkallëzimit të konfiktit. Ngjarja është argumentuar për qëllime vetmbrojtjeje, ndërsa Departamenti i Mbrojtjes bëri të ditur se vendimi për të rrëzuar avionin ushtarak sirian u mor pasi ky mjet fluturues nisi të bombardonte territore në afërsi të bazave ku qëndrojnë rebelët e mbështetur nga SHBA, në qytetin e Rakas.

Nuk raportohet për viktima nga kjo ngjarje.

Ky mund të konsiderohet sulmi i dytë i drejtpërdrejtë ndaj forcave qeveritare të Sirisë, që pas zgjedhjes president të Donald Trump.

Më herët, amerikanët bombarduan një bazë siriane pas sulmit me armë kimike ndaj popullsisë civile, gjë që shkaktoi zemëratën e Sirisë por edhe të Moskës zyrtare si një nga aleatët kryesorë të Assad. Qeveria e Damaskut nga ana tjetër, e dënoi sulmin e fundit me pretendimin se forcat ajrore po angazhoheshin në një mision kundër Shtetit Islamik. /k.k/noa.al/