Transmetuar më 19-06-2017, 12:58

 Ashtu si gjithnjë ka shprehur dashurinë që ka për të fejuarën e tij Xhensila Myrtezajn, këtë herë Bes Kallaku na ka njohur me dashurinë e tij të vërtetë.

Nuk është Xhensila! Është pikërisht ushqimi i tij i preferuar, bukë me djathë dhe domate. Ai krah fotos shkruan: Ehh real love (dashuri e vërtetë). Në postimet e shumta të aktorit, është edhe pjata e tij e preferuar.

Urojmë që një ditë, dashuria për këtë ushqim, të mos arrijë të zëvendësojë atë për Xhensilën me të cilën kanë planifikuar edhe martesën gjatë kësaj vere.

Pak ditë më parë gjatë një interviste e pyetur për datën e dasmës, Xhensila tha se edhe atë e kanë vendosur, por duan ta mbajnë për vete, por ka zbuluar se nuk do të ketë një, por dy ceremoni dasme.

“Janë dy ceremoni. Dasma e parë është me shoqërinë dhe miqtë tanë që kanë qenë gjatë gjithë kohës me ne dhe na kanë mbështetur në çdo hap, dhe dasma tjetër pastaj me familjet tona respektive…”, rrëfen Xhensila. /b.l/noa.al/