Transmetuar më 19-06-2017, 12:17

Nëse nuk ndiheni mirë në shoqërinë e dikujt, duhet të veproni, pra t’i shmangni. Më poshtë keni listën e këtyre personave, që duhet t’i qëndroni larg.

1. Njerëzit që bëjnë vetëm thashetheme

Nëse bëjnë thashetheme gjatë gjithë kohës për të tjerët, me siguri do bëjnë edhe për ju. Edhe nëse ju nuk dëshironi të merreni me jetën e të tjerëve, duke qëndruar me këta njerëz, edhe ju do bëheni të tillë. Kujdes.

2. Njerëzit që bëjnë vetëm “ viktimën”

Këta persona i vënë fajin gjithmonë të tjerëve për dështimet në jetën e tyre. Ata e quajnë veten e tyre fatkeq, sepse askush nuk ja vë në dukje vlerat që kanë. Përgjithësisht, është e lodhshme t’i dëgjosh, prandaj mundohuni të merrni sa më pak energji negative nga këta persona.

3. Njerëzit që nuk ju kushtojnë vëmendjen e duhur

Këta persona fokusohen vetëm te vetja e tyre dhe nuk interesohen të dinë çfarë bëhet me jetën tuaj. Ju keni rolin e atij që vetëm dëgjoni dhe aprovoni, ndërkohë mbusheni me pakënaqësira. Në një shoqëri, sipas intv.al të dy duhet të dëgjojnë njëri-tjetrin, pasi në të kundërt është shenjë egoizmi.

4. Njerëzit xhelozë

Këto lloj njerëzish i hasim në ambiente të ndryshme në jetën tonë. Xhelozia e tyre shfaqet në forma të ndryshme, në varësi të  marrëdhënies që ke me ta. Me këta njerëz duhet të keni kujdes, se asnjëherë nuk i dihet çfarë ju pret.

5. Njerëzit që mendojnë negativisht

Këto janë persona pa vetëbesim dhe çdo lloj gjëje që i ndodh në jetë  e marrin në kuptimin negativë. Këtë gjë, ata e përcjellin edhe te ju, prandaj bëni mirë mos t’i keni në jetën tuaj.