Transmetuar më 19-06-2017, 11:39

Ai njihej si një prej toreadorëve më të famshëm në të gjithë Spanjën, deri kur demi i madh i nguli një bri vdekjeprurës në gjoks. Ivan Fandino u vra ditën e shtunën në një arenë të Francës.

36-vjeçari nga Bilbao u pengua gjatë luftimit tradicional me demin dhe mori një goditje të fortë me bri në gjoks, duke i shpuar një mushkëri. Fandino ndërroi jetë pasi pësoi dy herë atak kardiak në ambulancën që po e dërgonte në spital.

Ndryshe e panë këtë çështje aktivistët e të drejtave të kafshëve. Në një komunikatë, ata e quajtën vdekjen e Fandinos “tragjedi”, por shtuan: “Tragjedi është çdo luftim për 1000 demat që vriten brutalisht në Francë çdo vit. Këta dema nuk kanë asnjë shans mbijetese dhe i nënshtrohen një vdekjeje të dhimbshme”. /k.k/noa.al/