Transmetuar më 19-06-2017, 11:08

Komisari Nikoll Vatnikaj, humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa sot përcillet për në banesën e fundit. Pak para se të mbaheshin homazhet në Pallatin e Kongreseve, vajza e tij, Desantila ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale. “Ba, më rrëzove”, shkruan vajza në facebook, ndërsa shton se është krenare që ka baba Nikollin.

“Kështu do të jemi përjetë, unë këtu, ti prej atje lart. Jam goca e Nikollës, me krenari, përjetë! Më këpute ba! Sot në orën 10-12, në Pallatin e Kongreseve do të kryhen homazhet e përcjelljes e tim eti. Figura e tij dhe çdo kontribut human që ai ka bërë, në komunitet, familje e shoqëri është arsyeja pse unë do të jem përherë e përulur me mirënjohje dhe dashuri ndaj çdokujt që respekton emrin dhe punën e babait tim. Ju faleminderit, me zemër. Ai është forca ime, tim vëllai dhe sime mëje”,- shkruan ajo.

Komisari është një prej drejtuesve me karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. /k.k/noa.al/