Transmetuar më 19-06-2017, 07:26

Në vend që të merrni vitamina si zgjidhje për të bërë thonjtë tuaj më të fortë, ka disa ushqime që mund ta bëjnë këtë. Ushqimet si spinaqi dhe vezët janë vetëm disa nga ushqimet që janë shtysë për forcimin e thonjve.

Salmoni

Nëse thonjtë tuaj thahen, kjo mund të jetë për shkak të mungesës së vitaminës B12, prandaj është koha që të hani më shumë salmon. Peshku është gjithashtu i lartë në vitaminën D për të ndihmuar thonjtë tuaj të rriten dhe të qëndrojnë të fortë.

Vezët

Ju e dini tashmë që vezët janë një sasi e konsiderueshme proteinash (gjithashtu vitaminash dhe mineralesh), dhe të gjitha këto janë esenciale për thonj të fortë.

-Mishi i kuq

Përveç një mori proteinash, mishi i kuq përmban edhe hekur, i cili është vendimtar për shëndetin e thonjve. Pra bëjani qejfin vetes me një biftek me lëng.

Spinaqi

Spinaqi është i mbushur me kalcium, hekur dhe antioksidantë, gjë që është e mirë për thonjtë tuaj. Do të ishte edhe më mirë nëse e gatuani me biftek për një nxitje shtesë të hekurit.

Fasule

Fasulet janë të pasura me vitaminë B, kështu që ato mund të ndihmojnë në riparimin e thonjve të dobët duke i forcuar ata.