Transmetuar më 18-06-2017, 21:34

Thonë që qeni është besnik, por kur janë shumë të tillë zor se kjo shprehje mund të tingullojë bukur. Një burrë i dehur është sulmuar dhe ka humbur jetën nga disa qen në rrugë, ndërsa po shkonte në shtëpi.

 Incidenti u filmua nga kamerat ÇTV në Sovetsky, në rajonin qendror të Rusisë. Burri, identiteti i të cilit nuk është bëri i ditur, ishte një roje sigurimi që i ushqente vazhdimisht qentë prej 2 vitesh.

 Marrëdhënia e tyre u shkatërrua pasi ai nuk kishte ushqim ndërsa po kalonte pranë tyre.

Në video duket se si 12 qen e rrethuan dhe e hodhën në tokë kur ai po mbante një shishe me birrë në dorën e tij.